Serbia rreshton ushtrinë në kufirin me Kosovën: Presim urdhrin e Vuçiç

Më datë:

Serbia rreshton ushtrinë e saj pranë kufirit me Kosovën.

Tensionet e ditëve të fundit lidhur me reciprocitetin për targat, bënë që forcat e armatosura të këtij shteti të vendosen në gatishmëri të lartë për luftim.

Ato janë të vendosura në Rashkë dhe Novi Pazar.

Serbia pretendon se me këtë po dërgon një mesazh të qartë për palën tjetër.

“Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme të mbrojë njerëzit nëse ndodh diçka që rrezikon jetët e tyre.

Është e rëndësishme për mua të shoh që këta ushtarë janë të përgatitur dhe gati.

Pajisjet që kemi blerë janë në duart e duhura dhe shumë profesionale”, tha Nebojsha Stefanovic, ministër i Mbrojtjes i Serbisë.

Kjo erdhi pas raportimit se situata është tensionuar. “Kemi një situatë ku në Bërnjak janë dhunuar tre serbë nga njësitë speciale të ROSU-së”, tha Goran Rakiç, ministër i Kosovës për Komunitete.

Pavarësisht se policia e Kosovës mohoi diçka të tillë, reagimet nga Beogradi kanë qenë të shpejta. Madje paralajmërohet se ushtria po pret një urdhër nga presidenti, Aleksandër Vuçiç, për të vepruar.

“Dhunimi i serbëve është fatkeqësi. Presidenti Vuçiç kishte të drejtë kur tha se kjo do të ndodhte. Kjo ishte pjesë e një fushate të organizuar”.

Ndërkohë, ka pasur raportime që Serbia ka dërguar dhe disa pjesëtarë të xhandarmërisë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, mbi 34 mijë individë përfitues

Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e rimbursimit për 34,263...

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...