Serbia do të kërkojë hapa konkretë në formimin e Asociacionit në takimin e radhës në Bruksel

Më datë:

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, është takuar dje me ambasadorin rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, takim në të cilin ka dominuar tema për Kosovën.

Petkoviq e ka informuar ambasadorin rus për rezultatet e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Serbët pranuan të marrin pjesë në këto zgjedhje sepse mbështesin Marrëveshjen e Brukselit dhe pritshmëritë nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, shkruajnë mediat serbe.

“Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit dhe në takimin e ardhshëm në Bruksel do të kërkojë hapa konkretë në këtë drejtim”, citohet t’i ketë thënë Petkoviq ambasadorit rus.

Petkoviq ka folur edhe më tutje për dialogun duke fajësuar Kosovën për mosimplementimin dhe mosgatishmërinë për zbatimin e marrëveshjeve.

“Dialogu i Brukselit aktualisht është peng i mosgatishmërisë së Prishtinës për ta zbatuar atë deri më tani, dhe para se gjithash, detyrimin e marrë për të formuar ASK-në”, tha ai.

Gjithashtu ai e falënderoi ambasadorin rus për mbështetjen e Moskës për çështjen e Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...