9.5 C
Tirana

Serbia blen raketa nga Rusia, reagon presidenca: Po rrezikohet paqja në Ballkan

Më datë:

Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi Serbia ka vazhduar me armatosjen e saj nga Rusia, kësaj radhe duke blerë edhe raketa nga Moska.

Kryekëshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ky akt i Serbisë po e rrezikon edhe më tej paqen në Ballkan, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, Rusia po e përdor Serbinë për të rivendosur ndikimin e saj kundër SHBA-ve dhe se ky akt siç thotë ai duhet të sanksionohet.

Postimi i plotë i Velës:

Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiq rrezikon më tej paqen në rajonin tonë. Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjeti i Rusisë për të rivendosur sferat e influencës kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë. Si e tillë, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...