20.5 C
Tirana

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Më datë:

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026. Të shtunën në mbrëmje, 11 tetor, ora 20:45 në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, Shqipëria përballet me Serbinë në një ndeshje vendimtare për fatin e Grupit K dhe për ëndrrën e madhe të “Play Off”-it. 

Skuadra e Sylvinhos u nis të premten nga aeroporti i Rinasit dhe ka zhvilluar përgatitjet e fundit në Serbi, ku trajneri ka punuar intensivisht për të përcaktuar formacionin ideal, pavarësisht disa dilemave në repartin ofensiv. Shqipëria vjen pas një forme solide: pesë ndeshje pa humbje, tri fitore dhe dy barazime, përfshirë suksesin ndaj Letonisë. Një fitore në Leskovac do të ishte e treta radhazi, një arritje që nuk është regjistruar që nga tetori 2023.

Serbia, e cila kishte nisur eliminatoret pa humbje dhe pa pësuar gol, u trondit në ndeshjen e fundit me humbjen 5-0 ndaj Anglisë në Beograd, disfata e parë në shtëpi që nga shtatori 2023. Megjithatë, skuadra e Dragan Stojković mbetet e fortë në fushën e saj, ku kishte mbajtur portën të paprekur në pesë ndeshje radhazi para përplasjes me anglezët.

Në orën 16:30 të së premtes, trajneri Sylvinho dhe kapiteni Elseid Hysaj zhvilluan konferencën zyrtare për mediat dhe më pas stërvitjen e fundit në stadium

Ky është takimi i katërt zyrtar mes dy kombëtareve. Bilanci është i barabartë: një fitore për secilën palë dhe një barazim, ndërsa një ndeshje është vendosur në favor të Shqipërisë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Forma jashtë fushe e kuqezinjve nuk është ndër më të mirat, vetëm një pikë nga dy ndeshje larg Tiranës, por rezultatet e fundit në transfertë (tri fitore në gjashtë takime) japin shpresë për një performancë të fortë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...