19.5 C
Tirana

Sekuestrohen pasuritë e spitalit privat në Tiranë, mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore

Më datë:

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me kërkesë të prokurorisë, vendosi sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve “International Medicare shpk” dhe “Sante Plus Group”.

Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se hetimet nisën në vitin 2024 pas denoncimit të një shtetasi portugez, C.S. ndaj subjektit “International Medicare shpk” (ish Sante Plus Group).

Sipas prokurorisë “ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave, por pa sukses. Kallëzuesi deklaroi se u mashtrua nga ky spital pasi i morën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme”.

“Nisur nga faktet e parashtruara në kallëzimin e shtetasit C.S. dhe nga deklarimet e marra të punonjëseve, u provua se ky spital operonte me mandate dore dhe jo kupona tatimorë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, të padeklaruara, ndërsa dyshohet se si mjekë punonin persona kryesisht shtetas turq, të palicencuar si mjekë në Republikën e Shqipërisë. U mbajt procesverbal për këqyrjen e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u fiksuan si provë materiale, në sallat kirurgjikale medikamente të ndryshme të skaduara, si dhe medikamente që ndalohet shitja dhe lejohen për përdorim vetëm në spitale private”, njoftoi prokuroria.

Në funksion të hetimit të procedimit penal, sipas Prokurorisë së Tiranë “u administrua akti i kontrollit i mbajtur nga organet tatimore dhe rezultoi se subjekti ”Sante Plus” ka detyrime të lindura për mosdeklarim të pagës reale”.

“Ky subjekt ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të punonjësve, si rrjedhim ka fshehur vlerën e saktë të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kontrolli tatimor ka vlerësuar si tatim të padeklaruar nga shoqëria me efekt në TVSH shumën 12.826.573 Lekë. Po nga i njëjti kontroll rezultoi se ky subjekt duhet të lëshonte autofaturë për 11 fatura me vlerë 112.736.764 lekë, me një tatim të padeklaruar të TVSH në vlerën 22.547.353 lekë. Sipas këtij akti, subjektit ”Sante Plus” i kanë lindur detyrimet tatimore nga fshehja dhe mosdeklarimi i pagave për vitet 2018-2023 në vlerën 4.510.786 lekë, si dhe për tatim të padeklaruar me efekt TVSH-je në vlerën 35.373.926 lekë”, njoftoi prokuroria.

Po kështu, nënvizoi më tej Prokuroria e Tiranës “ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se nga ana e subjektit “International Medicare shpk”, është vepruar në kundërshtim me ligjin duke fshehur të ardhurat e përfituara nga pacientët, nëpërmjet mosdeklarimit të këtyre të ardhurave në organet tatimore në sistemet përkatëse fiskale, por duke i marrë këto të ardhura me mandate arkëtimi jo fiskale”.

“Në këto kushte ka të dhëna te mjaftueshme se nga ana e personave nën hetim dhe e subjektit “International Medicare”,  janë fshehur të ardhurat ne vlera te konsiderueshme duke bërë që për këto të ardhura të mos kryhen pagesat në favor të buxhetit të shtetit, duke i sjelle dëm të madh ekonomik interesave të shtetit shqiptar”, theksoi Prokuroria Tiranë.

Sipas prokurorisë “nga aktet rezultoi se në kushtet kur nga raporti i kontrollit dhe veprimet e kundërligjshme në fshehjen e të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve nga ana e “Sante Plus Group” me ortak B. K. dhe administrator E.Z. është regjistruar pranë QKB dhe subjekti “International Medicare shpk” po me të njëjtët ortak e administrator”.

Këto veprime të personave nën hetim, bëri me dije prokuroria “ka dyshime se janë kryer me qëllimin e vetëm të mos kryerjes së pagesave të tatimeve dhe taksave në favor të shtetit në kushtet kur për Sante Plus Group sipas ekstraktit të QKLB, ishin vendosur një sërë sekuestrosh konservative nga zyra përmbarimore për ekzekutime të vendimeve të gjykatave”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...

Ursula von der Leyen denoncon “sulmin hibrid” ndaj Lituanisë nga Bjellorusia

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  tha...