19.5 C
Tirana

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Itali dhe Shqipëri të një ndër bosëve më të mëdhenj të mafies

Më datë:

Policia italiane ka goditur një nga bosët më të mëdhenj të mafies në vendin fqinj, duke i sekuestruar pasurinë me vlerë 12 milionë euro.

Bëhet fjalë për pasuritë e bosit historik, Giuseppe Scarvaglieri, të klanit Scalisi, ku në një mega-operacion të orëve të fundit policia italiane ka sekuestruar disa objekte dhe pasurinë prej 12 milionë eurosh, në shtatë provinca të gjashtë rajoneve italiane, por edhe në Shqipëri. Sekuestrimet janë duke u zhvilluar në Catania, Romë, Milano, Novara, Udine, Varese dhe Verona, Bullgari dhe Shqipëri.

Në bazë të të dhënave në mediat italiane janë sekuestruar katër kompani: La Nuova Group Srls dhe Express Srls me seli në Catania; Immobiliare International në Verona; dhe Petrol Group Srl në Cologno Monzese (Mi), AB Logistica Srls dhe Prima Logisti me qendër në Catania dhe Sive International Ltd në Sofje (Bullgari).

Operacioni, i quajtur ‘Follow the money II’, është vazhdim i operacionit të Guardia di Finanza të Catania, e cila në 10 shkurt sekuestroi mbi 1.9 milionë euro në cash.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...