5.5 C
Tirana

Sebastian Muçmata para hetuesve: Nuk kam pasur qëllim të vras askënd

Më datë:

Sebastian Muçmata, i dyshuar për plagosjen e Elvis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, është paraqitur përpara autoriteteve duke dhënë versionin e tij mbi ngjarjen. Ai pretendon se përplasja kishte si shkak detyrën e vëllait të tij, Zenel Muçmatës.

Sipas akuzës së ngritur ndaj tij, 29-vjeçari përballet me veprat penale të “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”, si dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga Kodi Penal.

Në dëshminë e tij, Muçmata mohon se kishte qëllim të vriste dikë. Ai shpjegon se gjithçka nisi pasi vëllai i të plagosurit, Qerim Halilaj, i kishte drejtuar armën babait të tij, Izet Muçmatës. Në atë moment, sipas tij, ai shkoi te makina, mori një armë pistoletë dhe qëlloi në drejtim të rrugës ku ndodheshin dy vëllezërit Halilaj. “Nëse do të doja t’i vrisja, e kisha mundësinë, por nuk ishte ky qëllimi im,” ka deklaruar ai.

Sipas hetimeve, konflikti mes palëve kishte nisur më herët gjatë ditës, kur Elvis dhe Qerim Halilaj dyshohet se kishin dhunuar Zenel Muçmatën, vëllain e Sebastianit, duke e lënë të shtrirë pa ndjenja. Shkak për përplasjen mendohet të jetë pozicioni i Zenel Muçmatës si Drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Kukësit, me pretendimin se ai kishte ndikuar në largimin nga puna të Elvis Halilajt.

Pas disa orësh në arrati, Sebastian Muçmata vendosi të vetëdorëzohej në polici, ku dhe u ndalua për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen që tronditi fshatin Bicaj të Kukësit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...