23.5 C
Tirana

Seanca e radhës për Gërdecin më 22 Prill, Mediu: Pretendimi i prokurorisë, i pabazë

Më datë:

Seanca e radhës për dosjen “Gërdeci” do të zhvillohet në datën 22 Prill në orën 11:00.  Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur këtë dosje, paraqiti para Gjykatës së Posaçme kundërshtitë e tij mbi përgjigjet e ekspertëve për akt-ekspertimin tekniko ushtarak.

“Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes”, mësohet të jetë shprehur ai.

Mediu ka cituar ligjin për buxhetin, që i konsideron fondet e donatorëve për demontim si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes.

“Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, tha ai.

Ndërkohë në dalje nga gjykata, për mediat ai u shpreh se pretendimi i prokurorisë është i pabazë.

“Kjo tregon se sa i pabazë është gjithë pretendimi i prokurorisë që ka thënë dhe vetë që nuk dimë çfarë janë kalibrat, por bazohet pastaj në një analizë në dëshirën e shtuar të ekspertëve për të shtuar çfarë thonë librat rusë. Nuk kam qenë ministër i Traktatit të Varshavës, jam përpjekur për Shqipërinë që të bëhet vend anëtar i NATO-s”, tha Mediu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...