14.5 C
Tirana

Seanca e parë konstituive e Kuvendit në Serbi shoqërohet me debate

Më datë:

Opozita serbe e zhvendosi protestën nga rrugët dhe sheshet e qyteteve në sallën e parlamentit.

Tensionet shoqëruan seancen e parë konstituive te parlamentit të ri serb prej 250 deputetësh të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 17 dhjetorit të vitit të kaluar.

Sipas akuzave të opozitës, mijëra votues kanë qenë të regjistruar në adresa fiktive në qytete të ndryshme në Serbi për të votuar Partinë e presidentit Vuçiç në qytetet ku në fakt favorizohej opozita.

Në Beograd sipas ankesës së opozitës në Gjykatën Kushtetuese janë dokumentuar rreth 3000 incidente të tilla.

Presidenti Aleksandar Vuçiç qeveris prej 12 vitesh me dorë të hekurt Serbinë duke kontrolluar drejtësinë si dhe mediat kryesore. Para zgjedhjeve Vuçiç shpërndau me bujari dhurata në para për pensionistët, studentët dhe nënat e reja.

Përveç kësaj partia e tij jep vende pune në sektorin publik sipas teserës të partisë, duke siguruar kështu mbështetjen e përkrahësve të tij. Disa anëtarë partie me ndikim, miq të Vuçiçit, dhe njerëz të biznesit, të afërt me të, janë pasuruar kështu prej vitesh.

Gjeopolitikisht presidenti serb luhatet vazhdimisht mes Rusisë dhe BE. Edhe me Kinën ai mban marrëdhënie të shkëlqyera dhe në televizionet serbe prezantohet si burrë i madh shteti. Kështu në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar ai mundi t’i sigurojë sërish partisë së tij shumicën absolute në parlament.

Javët e fundit nëper rrugë kane dalë mijëra vetë për të protestuar kundër manipulimit të zgjedhjeve duke të kërkuar zgjedhje të reja. Që nga votimet në dhjetor Parlamenti Evropian dhe të Bundestagu gjerman kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur për zgjedhjet serbe.

Pritet që të enjten Parlamenti Evropian mund të miratojë një rezolutë edhe me të ashpër ndaj Vuçiç, por askush nuk pret që Brukseli apo Berlini të refuzojnë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve. I konsideruar nga perendimi  “stabilokrat” Vuçiç vijon të nevojitet në Ballkanin Perëndimor, dëgjohet shpesh të thuhet pas dyerve të mbyllura në qarqet diplomatike të BE-së.

BE-ja dëshiron të vazhdojë të punojë për afrimin mes Kosovës dhe Serbisë. Shumë në Bruksel e shohin ende Vuçiçin si faktor stabiliteti. Sepse në mes të krizës politike në vend ai aprovoi së fundmi rregulloren që automjetet me targa kosovare të mund të lëvizin tani lirshëm nëpër Serbi.

Me konstituimin e kuvendit fillon afati prej 90 ditësh për formimin e qeverisë së re serbe. Në zgjedhjet e 17 dhjetorit morën pjesë 18 lista zgjedhore dhe 10 prej tyre fituan mandate parlamentare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...