Seanca dëgjimore me banorët e ‘5 Majit’/ Mungon Veliaj, PD kërkon shtyrjen e saj, Alibeaj: Ç’është ky që nuk begeniska as njerëzit, të japë sqarime! Bushka: Ka sjellë argumentet me shkrim sipas ligjit

Sot banorët e ‘5 Majit’ janë thirrur në një seancë dëgjimore me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtorin e Policisë, Gledis Nano dhe Avokatin e Popullin lidhur me shembjen e banesave të tyre.

Mungesa e kryebashkiakut ka sjellë pakënaqësi të opozitës.

Veliaj ka argumentuar qëndrimin e Bashkisë me shkrim, por deputetët Dhurata Çupi dhe Enkelejd Alibeaj, kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes deri në ardhjen e kryebashkiakut.

Alibeaj ka kërkuar prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën dëgjimore. Sipas tij, mungesa e Veliaj është tallje për Kuvendin.

 

Pjesë nga debati

Enkelejd Alibeaj

“Ç’është ky që nuk begeniska as njerëzit, po as Kuvendin, të japë sqarime nëse është me ligjin, i themi ne, je me ligjin, ia themi dhe ne, shkresa të tilla ka lëshuar pa fund. Duhet të përballet me njerëzit, duhet të sqarojë, janë në hall, janë pa shtëpi dhe nuk ua ka shkaktuar tërmeti, por shteti, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Duhet të vijë për të ruajtur fytyrën, nderin dhe dinjitetin e Kuvendit të Shqipërisë, të shqiptarëve. Shteti nuk duhet të japë sqarime të vetat, jo po Këshilli Kombëtar është tallje me Kuvendin dhe me ne, është dëgjesë, se nuk janë vetëm këto, po të gjithë që presin t’u shemben shtëpitë”, tha Alibeaj.

Dhurata Çupi

“E shtyjmë deri sa të jetë kryetari i Bashkisë, është çështje mbijetese e banorëve, në mes të dimrit janë nxjerrë jashtë, nuk i është dhënë asnjë mundësi strehimi, janë prishur banesa në tetor dhe akoma nuk kanë marrë bonusin e strehimit, marrëveshjet janë  copa letrash ku askush nuk kupton çfarë merr dhe çfarë jep. Çdo ditë prishen nga 3 banesa. Abuzim me detyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj”, tha Çupi.

Klotilda Bushka

“I është përgjigjur duke sjellë përgjigje me shkrim. Kemi organizuar dëgjesën se e kemi detyrim, kemi gatishmërinë për çdo informacion tjetër, do të dëgjojmë dhe të tjerë të ftuar dhe kjo do të vijojë sipas kalendarit që e kemi vendosur bashkë, se i ka përmbushur detyrimet e tij që i jep ligji, ka paraqitur informacione shteruese. Kjo dëgjesë është thirrur dhe do të bëhet sot”- tha Bushka.

Enkelejd Alibeaj

Të komunikohet dhe të caktohet një datë, një orë për ta dëgjuar. Nëse nuk do të vijë mund të kishte shkruar. Nuk e marrim dot me polici. E vtmja që na mban ne në këto detyrime është se shkojmë e u përulemi këtyre njerëzve, besim i tek këta njerëz.  Nëse me komunikimin që mund të bëni me zyrën e kryebashkiakut thotë nuk vij ne e marri8m në konsideratë dhe e bëjmë publike. Ky është Kuvendi i Republikës, të gjitha institucionet e kanë për detyrë të vijnë. Pse e mbroni atë. Ai di të mbrohet vetë.

Toni Gogu

“Dy kolegët Çupi dhe Koreshi na vunë në dijeni të një çështje shumë sensitive. Që ne të shikojmë se si akti normativ po u vjen ë ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti është detyra jonë. Dua të vazhdoj me nje kërkesë falje. Në emër të kolegave të tjerë këroj falje sepse u kemi vje4dhur 46 minuta nga jeta juaj. Ne kërkojmë informacion dhe ju dëgjojmë. Ky komision nuk është më në lëvizje, është në drejtim të paditur sepse janë shkelur rregulloret. Vendimet e qeverisë e bashkisë rregullohen në gjykata, ne këtu i bëjmë më të mira.  Nëse kolegu, (Alibeaj) do të marrë edhe detyrën e Këshillit Bashkiak ka një zgjedhje: të japë dorëheqjen nga anëtari i Kuvendit të Shqipërisë dhe të shkojë të garojë. Nuk ia zgjidhim ne hallin. Nëse do të shkojë të dëgjojë kryebashkiakun live duhet të marrë edhe atë detyrë.  Nëse ne duam që të shkelim Kushtetutën nuk kemi rrugë tjetër, t’i lëmë qytetarët të tregojnë hallin e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi