Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder vlerësoi se Shqipëria ka pasur një ecuri madhore në negociatat për integrimin në Bashkimin Europian, por nevojitet zbatimi i legjislacionit.
Gjatë një konference për shtyp, Schieder u shpreh se nëse vlerësimi i Komisionit do të ecë mirë, në pranverë do të fillojnë të mbyllen kapitujt dhe Shqipëria do të vazhdojë të jetë pararojë për zgjerimin.
“Por nuk është vetëm çështja për miratimin e legjislacionit. Ideja e legjislacionit dhe miratimit të tij është t’i afrohemi standardeve europiane në zbatim dhe të kemi harmonizim më të mirë mes standardeve në Shqipëri dhe atyre në BE”, tha ai.
Schieder vlerësoi se Shqipëria ka vendosur që të jetë tejet e vetëdijshme dhe t’i përkushtohet reformave sidomos për luftën kundër krimit të organizuar.
“Që para 10 vitesh Shqipëria ka ndërmarrë hapin e paprecedentë për të bërë vetingun e gjyqtarëve. Kjo ka sjellë ndryshimin e perceptimit të publikut”


