Samiti i G7-ës “do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë”

Më datë:

Samiti i liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara në botë do të zhvillohet “në fund të muajit qershor” në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, pavarësisht situatës së krijuar me koronavirus, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Ajo ka thënë në një konferencë për media se presidenti amerikan, Donald Trump e konsideron samitin si shembull të hapjes graduale të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.

“Ne do të mbrojmë liderët botërorë që vijnë këtu, ashtu si mbrojmë njerëzit në Shtëpinë e Bardhë”, McEnany. Dy pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

Një prej tyre është rikthyer në punë të martën. Përndryshe Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi. Ato kanë regjistruar mbi 1.6 milion të prekur dhe mbi 98,000 të vdekur nga ky virus.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...