Salla: Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, Durrësi qarku më i prekur nga reshjet

Më datë:

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi se hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë në të gjithë vendin, në kushtet e motit me reshje intensive që kanë sjellë problematika dhe përmbytje në disa zona.

Në një prononcim për mediet, ministri Salla theksoi se qarku i Durrësit është aktualisht më i prekur nga reshjet e shiut, ndërsa informoi se ndodhet në terren për të ndjekur nga afër situatën dhe ndërhyrjet që po kryhen nga strukturat përkatëse.

“Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë në të gjithë vendin. Durrësi është qarku më i prekur nga reshjet dhe aktualisht të gjitha strukturat janë në terren me mjete dhe pompa për tërheqjen e ujit nga banesat dhe bizneset”, u shpreh Salla.

Sipas tij, moti me reshje ka sjellë përmbytjen e disa hektarëve tokë bujqësore. Ministri bëri të ditur se institucionet përgjegjëse janë në fazën e verifikimit të dëmeve në tokat bujqësore, ndërsa për blegtorinë po kryhen verifikimet përkatëse.

“Jemi në fazën e verifikimit të dëmeve në tokat bujqësore dhe për bagëtinë do të ndërmarrim procedurat e nevojshme për dëmshpërblim për çdo dëmtim të konstatuar”, theksoi ai.

Salla shtoi se ka nisur tërheqja e ujit në zonat e prekura dhe puna vijon intensivisht për normalizimin e plotë të situatës në qarkun e Durrësit.

“Të gjitha strukturat dhe ekipet përkatëse po vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në terren, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe emergjencat civile për stabilizimin e situatës”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Si të përgatisni hap pas hapi akullore me limon në kushte shtëpie

Nëse mendonit se akulloren mund ta përgatisin vetëm pastiçierët...

Durrës: kontroll “blic” në burg pas konfliktit, sekuestrohet pajisje elektronike e ndaluar

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit,...

Grumbullime të paligjshme në protestë, procedohen penalisht 15 shtetas

Policia e Tiranës njoftoi sot se pas veprimeve hetimore...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, 53 mandate fiton Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka...