Salla: Bujqësia, mundësi konkrete për të forcuar bashkëpunimin me diasporën

Më datë:

Në prag të zhvillimit të Samitit IV të Diasporës në Tiranë, bujqësia po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se sektori bujqësor është një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe një mundësi konkrete për të forcuar bashkëpunimin me diasporën.

Sipas tij, produktet “Made in Albania” janë sot të pranishme në mbi 80 tregje ndërkombëtare, duke reflektuar rritjen e cilësisë dhe konkurrueshmërisë së prodhimit vendas.

“Kjo arritje vjen edhe falë lidhjes së fortë me diasporën, e cila është promotori më i mirë i vendit tonë dhe një urë e rëndësishme për eksportet, investimet dhe zhvillimin e sektorit bujqësor”, u shpreh ministri.

Ai theksoi se qeveria ka ndërmarrë një sërë instrumentesh konkrete për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë dhe për të nxitur përfshirjen e diasporës, përmes Skemës Kombëtare 2026, kredive të buta me garanci sovrane si dhe Paketës së Maleve. “Këto iniciativa synojnë të krijojnë më shumë mundësi për investime në zonat rurale, duke inkurajuar shqiptarët jashtë vendit të kontribuojnë drejtpërdrejt në ekonominë e vendit”, tha Salla.

Ministri vuri në dukje se, në fokus të politikave mbetet jo vetëm rritja e eksporteve, por edhe zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, përmirësimi i zinxhirit të vlerës dhe rritja e punësimit në zonat rurale.

Samiti IV i Diasporës pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe projekteve konkrete mes institucioneve shqiptare dhe përfaqësuesve të diasporës, me synim forcimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe sociale.

Ky aktivitet synon të bashkojë energjitë dhe vizionin e përbashkët për zhvillimin e vendit dhe për ruajtjen e identitetit shqiptar kudo në botë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama dhe Ibrahimaj takim me pensionistët në kryeqytet

Në kuadër të bashkëbisedimeve për “Punët e Shqipërisë”, kryeministri...

Peleshi thërret Këshillin, PD ngre shqetësime për procedurën ndaj Ballukut

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit...

Ministri Malaj takim me biznese të turizmit në Berat, në fokus deklarimi real i pagave

Ministri i Financave Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga...

Kosovë/ Haradinaj: Kurti nuk ka interes që të zgjedhë Presidentin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...