Salianji: Policia e Shtetit nuk ka nën kontroll territorin

Më datë:

Sot u mbajt Komisioni i Sigurisë.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, mes të tjerash folie dhe në lidhje me aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në Këlcyrë, ku humbën jetën 8 persona, 7 emigrantë dhe një qytetar nga Shkodra.

Salianji u shpreh se policia e shtetit nuk ka kontroll në territor.

“Unë e di që jeni në ajër, po në këtë vend jetoni. Sot ka ndodhur një ngjarje e trishtueshme, kanë vdekur 8 veta në një aksident.

Aksidenti ka ardhur për shkak se drejtuesi i mjetit mbante në makinë 7 shtetas të huaj që trafikoheshin. Kishim të bënim me trafik emigrantësh.

Është një ngjarje e përsëritur dhe tregon se policia e shtetit nuk ka kontroll në territor.

Do të duhej një aksident i rëndë për të kuptuar që Shqipëria është kthyer në han pa porta ku kalojnë emigrantët. Imagjinoni, kur kalojnë qënie njerëzore, çfarë bëhet me trafikun e drogës dhe sesi qarkullojnë të lirë personat në kërkim dhe të përfshirë në grupet kriminale.

Si fillim, në këtë ditë, ju duhet ta nisnit komisionin me këtë dhe të forcojmë strukturat e policisë së shtetit që të mos ndodhi më kjo. Këto tregojnë se e keni humbur kontrollin në territor”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...