Sala: Përafrimi i AKEP me BE-në në fazë të avancuar, vetëm një rekomandim i mbetur

Më datë:

Përafrimi i kuadrit ligjor dhe rregullator të sektorit të komunikimeve elektronike me legjislacionin e Bashkimit Evropian mbetet një nga prioritetet kryesore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, kreu i AKEP-it, Gentian Sala, bëri të ditur se institucioni po vijon punën për miratimin e pesë akteve të tjera rregullatore, me synim përafrimin e plotë të legjislacionit me acquis të Bashkimit Evropian dhe forcimin e tregut të komunikimeve elektronike.

Ai tha se deri në fund të vitit 2025 ka përmbushur 10 nga 11 rekomandimet e lëna nga Kuvendi dhe po punon për zbatimin e rekomandimit të fundit.

Sala theksoi se zgjerimi i rrjetit 5G mbetet një prioritet strategjik, ndërsa rritja e konkurrencës në treg ka përshpejtuar ofrimin e këtij shërbimi. Sipas tij, AKEP po monitoron zbatimin e planit të mbulimit të infrastrukturës, me fokus zonat me rëndësi të veçantë, si portet dhe aeroportet.

Ai bëri të ditur se në fund të vitit 2025 numri i pajtimtarëve të internetit në vend arriti në 2.1 milionë, ndërsa lidhjet fikse me fibër optike u rritën në rreth 733 mijë. Gjithashtu, cilësia e shërbimit të internetit është përmirësuar me 17%, ndërsa rrjeti i fibrës optike ka arritur në rreth 6 mijë kilometra.

Kreu i AKEP-it nënvizoi se institucioni vijon monitorimin e cilësisë së shërbimeve elektronike, mbrojtjen e konsumatorit dhe trajtimin e ankesave, si dhe punën për lirimin e brezit 700 MHz dhe luftën kundër piraterisë digjitale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Të shtëna me armë në Sarandë, ekzekutohet 44-vjeçari, plagoset kalimtari

Rreth orës 09:55 të kësaj të diele, dy persona...

Berisha: Në SHBA përcollëm shqetësimet për situatën në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...

Fermerët e Divjakës përgatiten për sezonin e ri të patates

Tradita familjare në bujqësi vijon të përcillet brez pas...

SHBA dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për sigurinë e Groenlandës

Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje...