12.5 C
Tirana

Rutte sot shkon në Bosnjë Hercegovinë, nesër viziton Kosovën

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë sot për vizitë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Atje, Rutte do të takohet me zyrtarë të nivelit të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina, duke përfshirë kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Ministrin e Punëve të Jashtme, atë të Mbrojtjes dhe Ministrin në detyrë të Sigurisë.

Rutte do të vizitojë gjithashtu selinë e NATO-s në Sarajevë (NHQSa) në Kampin Butmir, ku do të takohet me Komandantin e NHQSa-së, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian.

Pas Sarajevës, Mark Rutte dhe zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska do të vijnë të martën për vizitë në Kosovë.

Në Prishtinë, zyrtarët e lartë të Aleancës do të takohen me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ndërkaq, konferenca për shtyp do të mbahet në 14:50.

Së bashku me ambasadorët nga partnerët kontribuues të trupave të KFOR-it, ata do të takojnë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...