10.5 C
Tirana

Rutte: Aleatët të sigurojnë më shumë financime për blerjen e armëve amerikane

Më datë:

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka bërë thirrje që vendet e NATO-s të shpenzojnë më shumë se 1 miliard dollarë në muaj për furnizimet e armëve amerikane për Ukrainën në vitin 2026.

“Paratë do të përdoren për të blerë pajisje thelbësore të prodhuara në SHBA, siç janë interceptorët për sistemet e mbrojtjes ajrore”, tha sot Rutte, ndërsa mbërriti në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel.

Kjo skemë financimi, Lista e Kërkesave të Prioriteteve për Ukrainën (PURL), parashikon që municionet dhe armët e prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’u shiten aleatëve evropianë të Ukrainës dhe Kanadasë, të cilët më pas do t’i vënë ato në dispozicion për Ukrainën.

Iniciativa e financimit u lançua këtë vit në përgjigje të kërkesës së presidentit te SHBA-së, Donald Trump, i cili u kërkoi aleatëve të tjerë të NATO-s të paguanin për ndihmën e mëtejshme ushtarake amerikane.

Rutte tha se qëllimi i iniciativës për të mbledhur rreth 1 miliard dollarë në muaj – ishte në rrugën e duhur këtë vit, duke shtuar se priste njoftime shtesë nga vendet e NATO-s.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sot protesta kombëtare e PD-së, rrugët që bllokohen në Tiranë

Ashtu siç ka paralajmëruar kreu i Partisë Demokratike Sali...

Ukrainasit dhe rusët përballë në Abu Dhabi, por Putini nuk lëshon pe për Donbass-in

Raundi i parë i bisedimeve trilaterale mes Rusisë, Ukrainës...

SHBA – Mbi 8000 fluturime të anuluara për shkak të stuhisë dimërore

Më shumë se 8000 fluturime në të gjithë SHBA-në,...