Rusia zgjeron listën e shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar që u ndalohet hyrja në vend

Më datë:

Në një veprim hakmarrës, Rusia ka zgjeruar listën e shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar të cilëve do t’u ndalohet hyrja në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se lista iu dorëzua ambasadores së Mbretërisë së Bashkuar në Moskë, Deborah Bronnert.

Ministria ruse nuk specifikoi numrin e personave në listën e zezë, por vetëm tha se ajo përfshin “ata që janë të përfshirë në përshkallëzimin e aktiviteteve të sanksioneve anti-ruse”.

Në muajin tetor, Mbretëria e Bashkuar sanksionoi shtetas rusë, të dyshuar për përfshirjen në incidentin e politikanit rus opozitar, Alexey Navalny.

Në muajin gusht, 44-vjeçari Navalny dyshohet se u helmua me agjentin nervor Novichok. Sipas një hetimi gazetaresk, Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse qëndron pas aksidentit.

Bashkimi Evropian (BE) dhe disa vende të tjera evropiane po ashtu kanë vendosur në listën e zezë persona që dyshohet se janë përfshirë në çështjen e helmimit të opozitarit rus.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...