Rusia regjistron mbi 25 mijë raste të reja me COVID-19

Më datë:

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 25.173 raste të reja me virusin, që është shifra më e lartë ditore në vend deri më tani, dhe 361 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.611.445, me 16.002 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 6.866 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 560.579, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 8.379, me 71 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 72,9 milionë teste, përfshirë 520 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Më 28 tetor, Rusia shtrëngoi masat parandaluese kundër virusit, sipas të cilave, qytetarët detyrohen të mbajnë maska ​​në vende publike, automjete të transportit publik, taksi, parkingje dhe ashensorë.

Po ashtu, në të gjitha qytetet, lokalet e zbavitjes, restorantet, baret dhe kafenetë u ndaluan të punojnë nga ora 23:00 deri në ora 6:00.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...