13.5 C
Tirana

Rusia me rekord të ri të viktimave nga koronavirusi, 737 të vdekur në 24 orë

Më datë:

Viktimat nga koronavirusi në Rusi shënuan rekord të ri ditor.

Autoritetet njoftuan për 737 të vdekur në 24-orëshin paraprak dhe për 23,378 raste të reja pozitive.

Infeksionet e konfirmuara ditore në Rusi janë rritur për më shumë se dyfish gjatë muajit të kaluar: nga rreth 9,000 në fillim të qershorit në më shumë se 23,000 këtë javë.

Si shkaktar i gjendjes shihet varianti Delta i koronavirusit.

Ky variant, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se variantet e mëhershme.

Delta ka shkaktuar valë të re infeksionesh edhe në vende të tjera, ndërsa në Kosovë, deri më tani, janë konfirmuar dy raste me këtë variant.

Në Rusi, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, nuk ka plane për izolim.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që mbledh të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 184 milionë njerëz në të gjithë botën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...