10.5 C
Tirana

Rusia mbyll kufijtë për të luftuar koronavirusin, 12 milionë banorë të Moskës urdhër të qëndrojnë në shtëpi

Më datë:

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Rusia, nga sot ka mbyllur kufijtë, ndërsa kryeqyteti Moska i ka urdhëruar 12 milionë banorët e tij të qëndrojnë në shtëpi.

Ata do të lejohen të dalin vetëm për të blerë ushqime ose barna në dyqanet më të afërta, për punë, për trajtim mjekësor ose nevoja të tjera urgjente.
“Gradualisht, por në mënyrë të qëndrueshme, do të vazhdojmë të forcojmë kontrollin, ashtu siç është e nevojshme në këtë situatë”, tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin.

Sipas autoriteteve ruse, mbyllja e kufijve nuk do të aplikohet për diplomatët rusë apo drejtuesit e kamionëve të mallrave. Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi ka kaluar 1,500, ndërsa tetë pacientë kanë humbur jetën. Qyteti më i prekur është Moska, me mbi 1,000 të infektuar.

Zyrtarët rusë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se një rritje e mprehtë e numrit të rasteve në këtë vend pritet në ditët në vijim, për shkak të testimeve të zgjeruara në Moskë, shkruan rel.

Autoritetet në Moskë gjithashtu kanë mbyllur qendrat tregtare, restorantet dhe parqet e mëdha nga 28 marsi, për së paku një javë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...