7.5 C
Tirana

Rusia konfirmon 2.558 raste të reja me COVID-19

Më datë:

Gjithsej 2,558 raste të koronavirusit të ri(COVID-19) u konfirmuan në Rusi në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin në 18,328, theksuan sot autoritetet.

Vendi po ashtu regjistroi 18 vdekje të reja të lidhura me virusin gjatë kësaj periudhe, duke arritur numrin e përgjithshëm në 148, sipas shifrave të fundit në portalin zyrtar të COVID-19 në internet.

Ndërkohë, 179 pacientë u liruan nga spitalet, duke e çuar numrin e rikuperimeve në 1.470.

Rreth 1.3 milion testime janë kryer në vend me një popullsi prej rreth 145 milionë.

Numrat rriten përkundër masave të marra nga Kremlini për të frenuar përhapjen e virusit.

Javën e kaluar, presidenti Vladimir Putin zgjati periudhën jo të punës në vend deri më 30 prill.

Masat tjera për të trajtuar sëmundjen përfshijnë izolimin e Moskës dhe Shën Petersburgut, midis rajoneve të tjera. Hyrja e shtetasve të huaj është e ndaluar, trafiku ndërkombëtar ajror mbetet i pezulluar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...