Rusi, numër rekord i viktimave nga COVID-19 dhe pothuajse 1 milion raste aktive

Më datë:

Rusia ka arritur një rekord të ri në numrin e viktimave nga COVID-19 me 1.195 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Rusi, 243.255 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, e cila është deri tani më e larta në Evropë.

Numri i rasteve të reja ditore në Rusi u rrit me 40.217, në një total prej 8.67 milionë, njoftoi Grupi kombëtar i punës për koronavirusin.

Aktualisht janë 953.239 raste aktive me COVID-19 në vend.

Në mbarë Rusinë më 28 tetor filloi një javë jo pune, si masë kundër pandemisë së COVID-19.

Autoritetet besojnë se niveli i ulët i vaksinimit është një nga arsyet kryesore për rritjen e numrit të rasteve dhe vdekjeve. Pak më shumë se një e treta e afro 146 milionë njerëzve të vendit janë vaksinuar plotësisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK jep njoftimin zyrtar: Mbyllja e hetimeve për Ahmetaj, akuza për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Muffins krokantë me kanellë

Muffins, ëmbëlsira të buta dhe aromatike, me shije kanelle...

Do ndërtohej spital, arkeologët gjejnë varre 2,000-vjeçare

Arkeologët që po kryenin një studim rutinë para nisjes...