15.5 C
Tirana

Rusi : Me 139 vdekje të reja ka arritur në 3.388 numri i viktimave

Më datë:

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 9.434 persona, me ç’rast numri i përgjithshëm është rritur në 335.882, ndërsa me 139 vdekje të reja ka arritur në 3.388 numri i viktimave.

Me 8.111 shërime, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 107.936.

Në Rusi, rritja ditore e numrit të rasteve është 2.9 për qind. Ndërkohë raportohet se tek 42 për qind e rasteve të reja në vend nuk janë vërejtur simptoma.

Në Moskë me 3.190 raste të reja është rritur në 161.397 numri i rasteve ndërsa me 67 vdekje në 1.934 numri i vdekjeve. Gjithashtu në qytet janë shëruar 47.413 persona.

– Në një ditë janë kryer 276 mijë teste

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi bëhet e ditur se rreth 276 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 276 mijë teste duke e rritur në mbi 8.4 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot.

– Zhvillimi i COVID-19 në Rusi

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar tek 2 shtetas kinezë në rajonet Transbaikal në jug të Tyumen dhe Siberisë. Ndërsa rasti i parë i vdekjes me burim COVID-19 u regjistrua me humbjen e jetës së një gruaje të moshës 79 vjeçare me 19 mars në Moskë. Rusia mbylli kufijtë e saj që nga fundi i marsit dhe me rritjen e pandemisë ajo kaloi në “situatën e përgatitjes së lartë”.

Veçanërisht në Moskë dhe në disa pjesë të vendit u zbatua kufizimi i daljes në rrugë dhe me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe qendrat e argëtimit, kulturës dhe sportit.

Të gjitha masat e ndërmarra për shkak të COVID-19 u vendos të zgjaten deri më 31 maj në Moskë dhe në disa pjesë të vendit. Gjithashtu u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në trasportin publik përfshirë taksitë, në biznese, markete dhe mjedise të populluara.

Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, me koronavirus u infektuan edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova, ministri i Shkencës dhe Arsimit të Lartë, Valery Falkov dhe disa deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus Duma.

Po ashtu edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 dhe se po trajtohet në spital.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...

VanHorn takon Shehajn: Roli i opozitës aktive, thelbësor për demokraci të fortë

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të...