Takimi i parë zyrtar i Grupit të Shtatë vendeve të industrializuara kryesore (G7) që nga koha kur SHBA-ja, një anëtare e G7-ës, dhe Izraeli sulmuan Iranin, ka nisur dje në periferi të Parisit, sipas BBC.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ndodhet sot në Francë për një takim të G7-ës, ku pritet të zhvillohen diskutime mbi luftën në Iran.
Takimi vjen pas kritikave të përsëritura të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj vendeve anëtare të NATO-s – të cilat përfshijnë Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë e G7-ës – për refuzimin e tyre për t’u bashkuar me konfliktin, duke përfshirë edhe dërgimin e anijeve për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
Para se të nisej nga SHBA-ja dje në mbrëmje, Rubio tha se ishte në “interes” të të gjitha vendeve të G7-ës të shtonin përpjekjet për rihapjen e ngushticës, sipas AFP.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, tha dje se ishte e rëndësishme që vendet e NATO-s të zhvillonin një “qëndrim të përbashkët” me SHBA-në për Iranin.


