Rubio për planin e Trump: Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme

Më datë:

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio thotë se zhvendosja e popullsisë së Gazës do të ishte vetëm e përkohshme, sipas planit të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Në një udhëtim në Guatemalë, Marco Rubio tha se plani i Trump nuk ishte armiqësor, por një lëvizje bujare, duke treguar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’u bërë përgjegjëse për rindërtimin e Gazës.

Ai shtoi se ideja ishte që banorët e Gazës të largoheshin nga territori për një periudhë të përkohshme, ndërsa rrënojat të hiqeshin dhe të bëhej rindërtimi.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha për gazetarët se Presidenti Trump ishte i përkushtuar për të rindërtuar Gazën dhe për të zhvendosur përkohësisht banorët e saj gjatë procesit të rindërtimit.

Propozimi i Presidentit Trump për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për ta vendosur territorin nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara nxiti reagime të ashpra në mbarë botën.

“SHBA-ja do të marrë nën kontroll Rripin e Gazës dhe do të bëjmë diçka me të. Do ta zotërojmë atë”, tha Trump gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu më 4 Shkurt.

Detajet se si do të zbatohej ky propozim ishin të paqarta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Në kujtim të viktimave të gjenocidit, mijëra qytetarë marrin pjesë në Marshin e Paqes

Disa mijëra pjesëmarrës u nisën në këmbë nga Nezuku,...

Raporti i OSBE-së zbulon sfidat që po ngadalësojnë drejtësinë për krimet e luftës në Kosovë

Misioni i OSBE-së në Kosovë këtë të mërkure e...

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miratoi tre projektligje

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, shqyrtoi dhe...

Mitsotakis në Samit: Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, themeli i aleancave

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se samiti i...