0.5 C
Tirana

Rrumbullaku me krerët e drejtorive vendore: Parësore, këshillimi dhe ndihma

Më datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të 12 drejtorive vendore në qarqe, ku kërkoi përmirësimin e standardit të shërbimit policor, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Rrumbullaku u shpreh se, drejtoritë vendore duhet të forcojnë dhe përmirësojnë shërbimet në terren për të përballuar numrin e shtuar të turistëve, për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj tyre, si dhe për të parandaluar e zbuluar ngjarjet kriminale.

“Çdo shkelje e etikës nga punonjësit e policisë, në kontakt me turistët, nuk do të trajtohet vetëm si një përgjegjësi individuale, por edhe si një përgjegjësi e drejtuesve përkatës. Policia e Shtetit nuk është një strukturë për vendosjen e gjobave dhe vjeljen e tyre, por është në shërbim të qytetarëve, vendas dhe të huaj, duke dëshmuar etikë dhe profesionalizëm. Këshillimi dhe ndihma për qytetarët duhet të jenë parësore në punën e punonjësit të policisë”, u shpreh  Rrumbullaku.

Gjithashtu, ai kërkoi nga drejtuesit vendorë të policisë marrjen e masave për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, me një fokus të veçantë te lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike dhe vendosja përpara drejtësisë e personave në kërkim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca në GJKKO, zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit: Një oficer policie bashkëpunonte me krimin duke…

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dhënë dëshmi...

10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Gjirin e Guantanamos

 Ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Guantanamo grupi...

Belind Këlliçi nën hetim për falsifikim të diplomës, nëndrejtoresha e “Harry Fultz” thirret në SPAK

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e një instituti arsimor, Brikena...