13.5 C
Tirana

Rrugët e pakolauduar Qukës-Qafë Plloçë, PD: Klientelizëm dhe para të humbura

Më datë:

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë të ashpër lidhur me projektin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, të cilin e cilësoi si një nga shembujt më flagrantë të abuzimit me fondet publike, vonesave të pajustifikuara dhe dështimeve qeveritare. Sipas saj, rruga 40.5 kilometra, me vlerë të vlerësuar 152 milionë dollarë dhe e financuar nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare, është shndërruar në simbol të keqmenaxhimit, ndërsa dëmtimet e rënda vetëm dy muaj pas inaugurimit e kanë kthyer projektin në skandal publik.

Vangjeli theksoi se ndonëse lotet 1 dhe 2 duhej të ishin përfunduar në vitin 2018 dhe loti 3 në vitin 2017, asnjë prej tyre nuk u finalizua në kohë, duke sjellë një zvarritje prej deri në 8 vjet dhe rritje të kostove me të paktën 60 milionë dollarë. Zëdhënësja kujtoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte sinjalizuar për rreziqe dhe parregullsi të rënda në projekt që në vitin 2019, por paralajmërimet janë injoruar nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga PD ishte fakti se mbi aksin Qukës–Qafë Plloçë janë vendosur 6 kontrata shtesë nga ARRSH me vlerë 2.4 milionë euro, të cilat sipas Vangjelit, ngrenë dyshime për klientelizëm dhe korrupsion. Ajo theksoi se kompania 2T shpk, në pronësi të vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, është shpallur fituese në disa lote, edhe pse ka pasur probleme të rëndësishme në të shkuarën, duke ngritur dyshime se tenderat kanë qenë të paracaktuar.

DENONCIMI
Projekti i ‘Ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë’, një histori abuzimesh, vonesash dhe shpërdorimi të miliona eurove të fondeve publike, që ka kulmuar me dëmtimin e rëndë të rrugës vetëm dy muaj pas inaugurimit propagandistik të Kryeministrit Edi Rama. Projekti me gjatësi 40.5 km, i ndarë në tre lote, me vlerë të vlerësuar 152 milionë dollarë, financuar nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare, është kthyer në simbolin e dështimit dhe korrupsionit qeveritar.

Edhe pse lotet 1 dhe 2 duhej të kishin përfunduar në vitin 2018 dhe loti 3 në vitin 2017, asnjë prej tyre nuk u finalizua në kohë. Rruga u hap me 7-8 vite vonesë, duke rritur kostot me të paktën 60 milionë dollarë shtesë. Përveç kostove të ndërtimit dhe mbikëqyrjes, janë zhvilluar dy procedura për shërbime konsulence me vlerë 5.6 milionë euro, ndërkohë që ARRSH ka shfaqur mangësi të theksuara në projektim dhe menaxhimin e financimit, veçanërisht për lotin 3. Kontrolli i Lartë i Shtetit paralajmëroi që në vitin 2019 për rreziqet dhe problemet e rënda të këtij projekti, por paralajmërimet u injoruan.

Më alarmante është se mbi këtë aks janë mbivendosur fonde publike përmes 6 kontratave të tjera prokuruar nga ARRSH me vlerë totale 2.4 milionë euro për punime dhe mirëmbajtje të kësaj rruge që prej vitit 2018 e në vijim. Fituesi i fundit i shpallur më 20 nëntor, ishte kompania ‘2T shpk’, në pronësi të vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, ku si për lotin 1 dhe për lotin 3 me gjithë problemet e paraqitura në të shkuarën janë përzgjedhur të njëjtët fitues , tregues që ngre dyshime se garat nuk kanë qenë reale, por të paracaktuara, duke konsoliduar klientelizmin dhe korrupsionin. Pas rrëshqitjes së skarpatave dhe dëmtimit të rëndë të rrugës vetëm dy muaj pas inaugurimit, mediat raportuan se kompania 2T ka nisur punimet për largimin e masivit shkëmbor ndërkohë që ende nuk ekzistonte një kontratë e lidhur dhe e njoftuar e tillë në sistemin elektronik të prokurimeve për këtë qëllim.

Edhe më shqetësues është fakti se rruga është hapur pa procedurë kolaudimi. Ligji është i qartë: asnjë vepër infrastrukturore nuk mund të hapet pa u certifikuar cilësia e punimeve. Hapja e këtij aksi pa kolaudim ka vënë drejtpërdrejt në rrezik jetën e qytetarëve. Partia Demokratike kërkon që SPAK të nisë menjëherë hetimet për këtë aferë të rëndë korruptive, të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit, si dhe të garantojë llogaridhënie për miliona euro të shpërdoruara dhe për rrezikun e madh të shkaktuar ndaj qytetarëve. Shqiptarët meritojnë transparencë, siguri dhe institucione që punojnë për ta, jo projekte të dështuara, kosto të fryra dhe korrupsion të pandëshkueshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U la në burg, avokati: Erzen Uka ishte rastësisht në shtëpinë ku ndodhi incidenti

Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e...

Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve “Made in Kosova” do të përfundojë vitin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se fabrika e...

Qeveria kërkoi rrëzimin e pezullimit të Ballukut, Kushtetuesja shtyn seancën paraprake

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datë 2 dhjetor...

Automjete luksoze të vjedhura nga Italia, dy të dyshuar në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen...