Rrotullimi i Tokës po përshpejtohet

Më datë:

Rrotullimi i Tokës rreth aksit të vet po përshpejtohet. Si pasojë, parashikohen ditë më të shkurtra, me rekorde të papritura deri më sot, që mund të verifikohen më 9 22 korrik dhe 5 gusht.

Prej vitit 2020, Toka ka ndryshuar ritmin e rrotullimit, duke e përshpejtuar atë, dhe natyrisht flitet për milisekonda në harkun kohor të 24 orëve.

Planeti ynë është një kronometër gati perfekt. Mesatarisht, Toka përmbush një rrotullim rreth vetes në 86,400 sekonda, dhe një milisekondë natyrisht është e papërceptueshme, por mund të regjistrohet vetëm nga orët atomike.

Deri në vitin 2020, rrotullimi tokësor ishte ngadalësuar gradualisht dhe u regjistrua edhe dita më e shkurtër me 1.05 milisekonda më pak, ndërsa më pas tendenca u përmbys, me rotacion më të shpejtë, veçanërisht në muajt verorë.

Sipas astrofizikantëve, është e vështirë të përcaktohet arsyeja e këtyre variacioneve të lëvizjes së planetit tonë rreth vetes, pasi mund të jetë pasojë e një sërë faktorësh, mes të cilëve edhe dinamikat komplekse të bërthamës, oqeaneve dhe atmosferës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, mesazhi prekës i saj

Momente të vështira po kalon Kris Jenner, e cila...

Apeli jep vendimin për vrasjen e Santiago Malkos: Selmani do të vuajë 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...