Rritje rekord e papunësisë në Spanjë

Më datë:

Efektet negative të koronavirusit të ri (COVID-19) mbi ekonominë e Spanjës u reflektuan edhe në statistikat zyrtare.

Rritja prej 8 për qind në 282.891 në shifrat e papunësisë për muajin prill, ka tërhequr vëmendjen se krahasuar me muajin mars kjo është rritja më e lartë e numrit të papunëve të regjistruar si përqindje në historinë e vendit.

Është vërejtur që numri i të papunëve në vend është rritur 667.637 (21,1 për qind) në krahasim me një vit më parë dhe arriti në gjithsej 3.831.203.

Njoftohet se numri i përgjithshëm i të papunëve arriti në 5.197.451 nëse shtohen edhe të papunët që u larguan nga puna në kuadrin e rregullores së përkohshme të punësimit e cila njihet në vendi si “ERTE”, të cilën e shpallën shumë kompani në ekonominë e vendit që arriti në nivelin e ndalimit në muajin prill për shkak të COVID-19.

Qeveria e koalicionit të majtë në Spanjë, parashikon zvogëlim prej 9,2 për qind të ekonomisë dhe një rritje të papunësisë deri në 19 për qind deri në fund të vitit 2020 për shkak të COVID-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...