Rritja e rasteve në Kosovë, IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni tani për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë

Më datë:

Kosova ditën e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19 në 42 të infektuar.

IKSHPK ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës të vaksinohen tani që në vjeshtë mos ketë masa rigoroze.

Në një njoftim zyrtar, u kërkohet gjithë qytetarëve të vaksinohen pasi është metoda më e lirë, më e mirë dhe më efikase që vala e re me variantin Delta të kalohet sa më lehtë.

Po ashtu qytetarëve që u frikësohen efekteve anësore, IKSHPK i garanton se në Kosovë këto raste kanë qenë minimale teksa nga ana tjetër në rast vaksinimi parandalohet vdekja dhe komplikimet e rënda.

 

NJOFTIMI NGA IKSHPK

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!

Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...