Rritja e pagave/ Ministri Malaj: Sektori privat të reflektojë të njëjtin trend me atë publik

Më datë:

Ministri i Financave, Petrit Malaj ka zhvilluar një konferencë për shtyp në lidhje me zhvillimet e fundit ekonomike.

Gjatë fjalës së tij, Malaj ka thënë se sektori privat duhet të reflektojë të njëjtin trend që po ndjek edhe ai publik në lidhje me rritjen e pagave nëse do që të mbetet konkurrues në ekomoninë shqiptare.

Petrit MalajUnë gjykoj që të dyja nismat paralelisht, pra presioni pozitiv që po bën qeveria në aspektin e rritjes së pagave në sektorin publik, sikundër dhe lufta kundër informalitetit do të japë një rezultat pozitiv për sektorin privat. Ajo që duhet të kuptohet është se sektori privat duhet të reflektojë të njëjtin trend që po ndjek dhe sektori publik nëse do që të mbetet konkurrues në ekonominë shqiptare.

Më tej, Malaj është shprehur se masat e qeverisë lidhur me rritjen e pagave janë një mundësi që studentët shqiptarë të vijojnë karrierën në atdheun e tyre.

Petrit Malaj: Përsa i përket emigrimit të studentëve shqiptarë, çështja e lëvizjes së fuqisë punëtore është një fenomen që ndodh dhe në vende të tjera. Qeveria ka marrë masa që të rrisë pagat në mënyrë që studentët të vijojnë karrierën në territorin shqiptar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shokuese në Tiranë, policia nis hetimet për 11 qen të vrarë”

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar një ditë më parë...

“Braçe përballë ministrit të Bujqësisë, Kuvendi me pak pjesëmarrës”

Në një kohë kur në Kuvend flet deputeti i...

“Fatkeqësi në Kanalin e Manshit, katër persona të vdekur”

Katër persona kanë humbur jetën pranë bregut të veriut...

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, iu takon skuadrave të Europa...