12.5 C
Tirana

Rritet sërish numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Më datë:

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se është rritur numri i të infektuarve, ku në 24 orë kanë rezultuar pozitivë 159 persona, nga 124 që ishin një ditë më parë.

Njoftimi i plotë:

58 TË SHËRUAR DHE 159 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 34 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2F3195303860597596&show_text=true&width=552&height=715&appId

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...