6.5 C
Tirana

Rritet numri i vdekjeve dhe infektimeve me koronavirus në Kosovë, në 24 orët e fundit 467 raste të reja

Më datë:

Nëntë persona kanë vdekur dhe 467 raste me COVID-19 janë konfirmuar brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.914 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 467 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 69.697 raste nga 310.246 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.608 raste të vdekjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar aderimin e Shqipërisë si...

Pezullimi i Ballukut, SPAK: Masë individuale, asnjë cenim i kompetencave të ekzekutivit

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot çështjen e pezullimit të...

Salla prezanton Gjylametin në krye të AKU: Siguria ushqimore, pjesë kyçe e integrimit në BE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi...

Petrit Qoli mohon praninë në funeral: Turp nga ‘kapiteni’

Mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës në...