Rritet niveli global i detit

Më datë:

Rritet niveli global i detit Të dhënat satelitore kanë zbuluar një përshpejtim të dukshëm

Niveli global i detit është ngritur 90 mm në 30 vitet e fundit, sipas të dhënave satelitore.

Ky është një përshpejtim i dukshëm në krahasim me vitet e mëparshme dhe ka ardhur si pasojë e rritjes së masës së oqeaneve, si pasojë e shkrirjes së akujve, që janë faktor 80% i këtij fenomeni.

Konkluzioni është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave PNAS, pas një studimi të realizuar nga Universiteti Politeknik i Hong Kongut.

Sipas autorëve të studimit, ngritja e nivelit të detit vjen kryesisht si pasojë e dy proceseve. Njëri prej tyre është zgjerimi i ujit detar si pasojë e ngrohjes, pasi oqeanet përthithin rreth 90% të nxehtësisë së tepërt të të gjithë sistemit klimatik tokësor.

Faktori tjetër është padyshim shtimi i ujit që vjen si pasojë e shkrirjes së akullnajave, që rrit gjithashtu masën totale të oqeaneve.

Monitorimi i ndryshimeve afatgjata të masës oqeanike është thelbësor dhe për herë të parë është vëzhguar me anë të telemetrisë laserike satelitore, që mat me saktësi distancën mes satelitëve dhe stacioneve në tokë përmes impulseve laserike, duke arritur të përllogarisë edhe luhatjet më minimale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hoxha takim me Gonzaton: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Berisha akuzon Ramën: Marrëdhënie të njëanshme me Vuçiçin, shqiptarët jashtë Brukselit

Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...

Vlorë: Arrestohet punonjësi i policisë, SPAK zbulon akuzat

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin...

Presidenti amerikan paralajmëron Irani: Objektiva të reja nën shqyrtim nga ushtria

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë një përditësim...