10.5 C
Tirana

Rritet çmimi i naftës

Më datë:

Heqja graduale e kufizimeve në fuqi për shkak të pandemisë po stabilizon çmimin e naftës në tregjet globale. OPEK-u dhe prodhuesit e pavarur presin ndërkohë që reduktimi ditor i prodhimit do ta rritë çmimin edhe më tej. Pas goditjes që mori në mars dhe në prill, çmimi i një fuçie në bursat amerikane u rrit gjatë majit me 88 për qind.

Çmimi i naftës në bursat botërore vijoi rritjen për shkak të pritshmërisë për uljen e mëtejshme të prodhimit dhe rritjes së konsumit pasi shumë vende në mbarë botën po rihapin ekonomitë. Në bursën londineze, çmimi i një fuçie për dërgesë në gusht u rritur me 7.7 për qind duke arritur në 37.84 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia u rrit me 6.7 për qind duke arritur në 35.49 dollarë.

Në pesë javët e fundit, çmimi i naftës është rritur dukshëm sepse shumë vende i kanë lehtësuar masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pas rënies së madhe të muajit mars dhe prill për shkak të paralizimit të aktivitetit ekonomik, çmimi i një fuçie në bursat amerikane u rrit gjatë majit me 88 për qind, ndërsa në bursën e Londrës çmimi është rritur me 40 për qind, rritja më e lartë që nga marsi i vitit 1999.

Konsumi për frymë mbetet ende i dobët krahas heqjes së kufizimeve për udhëtimet, të vendosura në shumë vende për penguar përhapjen e koronavirusit.

Nga fillimi i majit, ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Organizatës së vendeve eksportuese të naftës, OPEK-ut dhe prodhuesve të pavarur të kryesuar nga Rusia për ulje më të madhe të prodhimit, afërsisht me 9.7 milionë fuçi në ditë.

Takimi i rregullt i OPEK-ut dhe i aleatëve të saj është caktuar për në javën e dytë të qershorit. Arabia Saudite dhe disa anëtarë të OPEK-ut mendojnë ta vazhdojnë marrëveshjen për uljen e prodhimit deri në gjysmën e dytë të vitit, por nuk kanë marrë ende mbështetjen e Rusisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...