13.5 C
Tirana

Rriten rastet aktive me COVID-19 në Kosovë

Më datë:

Dita e djeshme shënoi ngritje të lartë të rasteve me COVID-19 krahasuar me ditët dhe javët e fundit.

Vetëm dje 42 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19, duke çuar në 195 numrin e rasteve aktive në vend.

Ndërsa nuk pati viktima, teksa 16 qytetarë u shëruan.

“Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613.  Në total numri i rasteve aktive është 195”, thuhet në njoftimin e fundit të MSh-së.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.

Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...