6.5 C
Tirana

Rriten prurjet në Kaskadën e Drinit, nisin shkarkimet e kontrolluara në dy HEC-e

Më datë:

Si pasojë e rritjes së prurjeve në Kaskadën e Drinit nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës kanë nisur shkarkimet e kontrolluara. Njoftohet se deri më tani sasia që po nxirret është 700 m³/sekondë.

Emergjencat Civile të Qarkut të Shkodrës janë në koordinim me KESH-in për monitorimin e situatës, por deri më tani nuk është evidentuar asnjë problematikë.

Deri më tani në Shkodër, Lezhë dhe Fushë Arrëz nuk raportohet për rrezik për përmbytje. Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati në Vaun e Dejës duke shkaktuar rritje të nivelit të ujit në lagjen “Kapedani”. Në Malësinë e Madhe fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të përroit.

Në Fushë Arrëz janë evidentuar disa shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa rrugë autorurale.

Për momentin rezulton pa energji zona e Postribës dhe e Kelmendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...