Rrëzohet një helikopter i ushtrisë indiane në Kashmir, dy pilotë të vdekur

Më datë:

Dy pilotë të ushtrisë indiane kanë humbur jetën pasi helikopteri i tyre u rrëzua duke ateruar sot në një zonë të dendur pyjore të rrethit Jammu dhe rajonit Kashmir, Udhampur, theksuan zyrtarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ushtria indiane tha se dy pilotët, një major dhe një kapiten, iu nënshtruan plagëve të tyre pasi u rrëzua helikopteri gjatë uljes në një stërvitje.

Më herët, zëdhënësi i ushtrisë indiane, Nënkolonel Devender Anand, tha: “Sot gjatë stërvitjes, një helikopter Cheetah i ushtrisë indiane u rrëzua gjatë aterimit në zonën Shiv Garh Dhar në rrethin Udhampur. Dy pilotë janë plagosur rëndë dhe janë evakuuar në spital”.

Më vonë rrënojat e helikopterit u gjetën në pyllin e dendur të zonës Shiv Garh Dhar nga banorët dhe filloi një operacion shpëtimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...