12.5 C
Tirana

Rrëzohet kërkesa e Metës për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda

Më datë:

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot, 22 nëntor, kërkesën e ish-Presidentit të vendit Ilir Meta për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga shqyrtimi i çështjes së tij. Siç bën me dije, kërkesa është cilësuar e pabazuar.

Meta, ka bërë rekurs vazhdimisht për lirimin nga qelia e paraburgimit, ku ndodhet prej më shumë se 1 viti.

Seanca ndaj Metës do të zhvillohet më 27 nëntor, ku do të shqyrtohet sërish ankimimi për masën e “arrestit në burg”. Shkak për shtyrjen u raportua më herët mungesa e avokatit të Metës, Kujtim Cakrani, i cili ka kërkuar më parë largimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi, duke pretenduar konflikt interesi.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

Çështja penale përfshin Ilir Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë. Ata përballen me akuza që lidhen me korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.

Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”.

SPAK ka bashkuar në një dosje tre hetime: aferën CEZ–DIA, lobimin në SHBA dhe verifikimin pasuror.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...