12.5 C
Tirana

Rrëzimi i avionit ku humbën jetën më shumë se 50 persona, autoritetet filipinase marrin kutinë e zezë

Më datë:

Autoritetet në Filipine kanë mundur të sigurojnë kutinë e zezë aeroplanit të transportit C-130 të Forcave Ajrore, që u rrëzua të Dielën, duke i marrë jetën më shumë se 50 personave.

Mes viktimave ishte edhe piloti, tejet me përvojë i këtij avioni.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i mbrojtjes kombëtare i vendit Gjeneral Lejtnant Cyrilito Sobehana.

Sipas raportit të fundit, një total prej 52 personash, 49 ushtarë dhe tre civilë në tokë, u vranë dhe 51 të tjerë u plagosën.

Avioni, i ndërtuar nga Lockheed amerikan, transportonte anëtarë të forcave të armatosura që do të merrnin pjesë në operacionet kundër xhihadistëve.

Ai u largua nga pista pasi u ul në Aeroportin Holo.

Ushtria tha se nuk kishte asnjë indikacion që ishte sulmuar .

Sulu, krahinë 950 km në jug të kryeqytetit, Manila, është një vatër e veprimtarisë xhihadiste të organizatës Abu Sayyaf.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...