9.5 C
Tirana

Rrezikuan pushuesit, bllokohen 3 mjete lundruese dhe 1 skaf në Vlorë

Më datë:

Policia e Vlorës njofton bllokimin e 3 mjeteve lundruese, të cilat shkelën perimetrin e sigurisë. Po ashtu, Policia e Vlorës njofton se gjatë monitorimit të hapësirës detare në të gjithë qarkun, u bllokua edhe një mjet lundrues skaf që ushtronte aktivitetin pa licencë.

“Si rezultat i monitorimeve të pandërprera, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së pushuesve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me patrullat tokësore, bllokuan 3 mjete lundruese (2 Jet Ski dhe 1 skaf), pasi drejtuesit e tyre shkelën perimetrin e sigurisë ujore në plazhin e Qeparosë dhe të Karaburunit, duke vënë në rrezik jetët e pushuesve. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e Borshit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues skaf, pasi përdorej për të ushtruar aktivitetin pa licencë. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative prej 110,000 lekësh të rinj”, njofton Policia e Vlorës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sultiash me kanellë dhe arra

Sultiashi është një ëmbëlsirë tipike e kuzhinës tradicionale shqiptare....

Pesë ushqimet që ndihmojnë në parandalimin e ftohjes

Sigurisht, metodat bazë të parandalimit të ftohejs janë larja...

“Ndoci sulmoi policët dhe u arratis”, Drejtoria e Burgjeve rreshton masat drastike

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal...

Berisha: Durana, projekt kriminal. Rama duhet të ikë, është rrezik për shqiptarët

https://www.youtube.com/live/fm1QCCDtC9Y?si=9xnpKL4axjsY_RGh&t=966 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në deklaratën e...