10.5 C
Tirana

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca, mungon avokati

Më datë:

Gjykata e Posaçme sot më 5 dhjetor 2025 ka vendosur të shtyjë seancën ndaj të pandehurit D.R., i akuzuar për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes pa gjurmë të Jan Prengës më 17 janar 2020 në Kamëz.

Shtyrja u bë nga mungesa e avokatit mbrojtës, Henrik Ligori, i cili ndodhej në gjykimin paraprak të kryebashkiakut Erion Veliaj, ku po shqyrtohet kalimi ose jo i dosjes për gjykim.

Për shkak të pamundësisë së garantimit të mbrojtjes, gjykata vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurin. Seanca e radhës është caktuar më 19 dhjetor, në orën 10:00, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci.

Arrestimi dhe ekstradimi

D.R u arrestua në Turqi dy vite më parë, pak pasi ishte liruar nga një dënim prej 11 vitesh në Ekuador për trafikun e rreth 300 kilogramëve kokainë. Edhe pse Italia dhe Belgjika kishin kërkuar ekstradimin e tij për çështje të tjera penale, autoritetet turke pranuan ta dërgonin në Shqipëri.

Dyshimet për rrëmbimin e Jan Prengës

Hetimet e deritanishme e lidhin të pandehurin si drejtues të një grupi kriminal me bazë në Amerikën Latine. Konflikti që çoi në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës lidhet me një sasi mbi 100 kg kokainë, të cilën sipas akuzës, vëllai i viktimës ia kishte vjedhur grupit në Angli.

Për këtë ngjarje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë, ndërsa fashikulli i parë i hetimeve, që përfshin edhe rojtaren e kompleksit “Golden” në Shijak, vendi ku dyshohet se viktima është mbajtur fillimisht, ka përfunduar shqyrtimin e tij.

E kaluara e të pandehurit

D.R. ka një histori të gjatë përballjesh me drejtësinë. Ai ka një dënim në mungesë për vrasje në Shqipëri dy dekada më parë, ka pasur arratisje pas arrestimit në Shqipëri, si dhe arratisje nga burgjet në Itali dhe Belgjikë, para se të zhvendosej dhe të zhvillonte aktivitet kriminal të dyshuar në Ekuador.

Procesi kundër tij pritet të vijojë më 19 dhjetor, ku gjykata do të vendosë mbi vazhdimin e paraburgimit dhe mbi hapat e mëtejshëm hetimorë. Familjarët e viktimës dhe autoritetet vazhdojnë të kërkojnë informacion dhe bashkëpunim për të sqaruar plotësisht rrethanat e zhdukjes së Jan Prengës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...

Dosja “Veliaj” në pritje, seanca më 12 dhjetor. Avokatët nuk kryen mbrojtjen

Është shtyrë për në datën 12 dhjetor seanca paraprake...

Tjetër tragjedi në Mesdhe, zhduken mes dallgëve pesë persona

Sërish viktima në rrugën e Mesdheut qendror, mes tyre...

Ekzekutimi i ish-policit Malko, çështja rikthehet në gjykatë

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të...