Rrëfimi i dëshmitarit të masakrës në Pragë: Njerëzit filluan të vrapojnë në panik

Më datë:

Zbardhet një dëshmi nga sulmi i rëndë që ndodhi dje në një universitet në Pragë, ku një i ri vrau 14 persona dhe plagosi rreth 30 të tjerë.

Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë u bë dhe një çift grek, që ndodhin me pushime në Pragë.

Antonis Angelidis, tregoi se kishin kaluar pranë vendit të krimit, ndërsa pa bashkë me gruan skenën e rëndë

“Pak më parë kishim kaluar pikërisht aty ku ndodhi ngjarja. Kaluam me makinë, parkuam pikërisht atje dhe ecëm disa metra larg dhe u ngjitëm deri në kështjellën e qytetit të vjetër ku pamë të gjithë incidentit.

Menjëherë njerëzit filluan të vrapojnë në panik.

Filluam të dëgjojmë sirena dhe ambulanca”, tha Angelidis për ERT.

Angelidis tha se në rrugët e Pragës kishte trafik shumë të kufizuar. “Kemi parë kudo policë me makina patrullimi, të cilët i orientonin njerëzit në drejtime të ndryshme.”, pohoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...