Rouhani: SHBA nuk do të ndjek luftën me Iranin

Teheran
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se ai beson që SHBA nuk do të ndjek luftën me vendin e tij, (AA).

“Unë mendoj se amerikanët nuk janë pas luftës pasi ata e dinë se çfarë dëmi mund t’u bëjë ajo atyre”, tha Rouhani në një konferencë për media në Teheran.

Rouhani tha se presidenti amerikan, Donald Trump, është i vetëdijshëm se lufta me Iranin do të “rrënojë” mundësitë e tij për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ai tha se çdo luftë do të ishte e dëmshme për interesat e SHBA-ve dhe të aleatëve të saj rajonal, si Iranit.

Duke folur para zgjedhjeve të përgjithshme në vend, të planifikuar për të premten e ardhshme, Rouhani theksoi se ai në të kaluarën ka ofruar dorëheqjen dy herë, por ofertat u refuzuan nga udhëheqësi suprem i vendit, Ayatollah Ali Khamenei.

“Dorëheqja ime nuk ka shumë kuptim. Ne kemi bërë premtime për popullin dhe do të vazhdojmë t’i përmbushim ato premtime”, tha Rouhani.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit janë rritur që nga maji i vitit 2018, kur Trump në mënyrë të njëanshme vendosi të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore mes fuqive botërore dhe Iranit.

Që nga ajo kohë, administrata e presidentit Trump ka filluar një fushatë diplomatike dhe ekonomike për të kryer presion mbi Iranin në mënyrë që të rinegociojë marrëveshjen.

Në muajin janar, SHBA vrau gjeneralin e lartë iranian, Qasem Soleimani, në një sulm me raketa në Bagdad, duke rritur tensionet më tej midis dy vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi