Rouhani: Procedim ligjor për përgjegjësit për rrëzimin e avionit ukrainas

Më datë:

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se rrëzimi aksidental i avionit ukrainas nga sistemi iranian i mbrojtjes ajrore është gabim i pafalshëm dhe përgjegjësit duhet të procedohen sipas ligjit.

Në një deklaratë me shkrim, Rouhani tha se në një atmosferë kërcënimesh amerikane pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, sistemet e mbrojtjes në vend janë vendosur në nivel gatishmërie të plotë përballë sulmeve të mundshme të SHBA-së.

“Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, gjuajtja e gabuar (e raketës), shkaktoi një katastrofë që rezultoi me vdekjen e dhjetëra njerëzve”, tha Rouhani, duke shtuar se ndihen të pikëlluar për shkak të gabimit.

“Kjo nuk është një çështje që mund të lihet mënjanë lehtë. Hetimet për shkakun dhe autorët e fatkeqësisë duhet të vazhdojnë dhe të bëhen procedime ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për këtë gabim të pafalshëm. Për më tepër, duhet të merren masa të nevojshme për të eleminuar pikat e dobëta në sistemin e mbrojtjes ajrore të vendit në mënyrë që fatkeqësitë e tilla të mos ndodhin përsëri”, ka thënë presidenti iranian Rouhani.

Autoritetet iraniane më herët pranuan se avioni është rrëzuar aksidentalisht nga sistemi i mbrojtjes ajrore.

Avioni Boeing 737-800 i Linjës Ajrore të Ukrainës u rrëzua të mërkurën menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini i Teheranit, vetëm disa orë pasi Garda Revolucionare shkrepi dhjetëra raketa balistike në drejtim të bazave ku ishin vendosur trupat amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Qasem Soleimanit, kreut të forcës elitare Kuds të IRGC-së, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit në një sulm me dron.

Në këtë aksident jetën humbën të gjithë 176 personat në bord, ndërkohë që në mesin e udhëtarëve kishte shtetas iranianë, kanadezë, ukrainas, suedezë, afganë, gjermanë dhe britanikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën hetim për disa vepra të dyshuara penale, Ballukut i rrëzohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda...

Tentoi të hakmerrej për plagosjen e vëllait, 41-vjeçari përfundon në pranga

Një tragjedi e mundshme është parandaluar në Shkodër, pasi...

Me çekiç në duar tentoi të vidhte në një market, kapet 14-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar brenda pak...

BOTËRORI 2026 – Nga Maradona te Messi: Futbolli që u kthye në simbol të betejës për Ishujt Falkland

Lufta për Ishujt Falkland (të quajtur Malvina nga Argjentina)...