Rishikohet buxheti i vitit 2025/ Rialokohen 11.8 miliardë lekë në mbështetje të sektorëve prioritare

Më datë:

Këshilli i Ministrave, është duke rishikuar për herë të dytë buxhetin e vitit 2025.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë, lajmëron se ky rishikim vjen pas një analize të bërë të performancës 5 mujore të ecurisë së zbatimit të projekteve, si dhe të vlerësimit të pritshmërive për realizimin e tyre të mëtejshëm.

Kështu, paerashikohen të alokohen ose rialokohen 11.8 miliardë lekë. Këto para, do të fokusohen për mbështetjen e sektorëve prioritare, ashtu sikurse e në nxitjen e mëtejshme të investimeve publike, bën me dije ministria.

Nga këto para, 5.6 miliardë lekë parashikohen të rialokohen për të siguruar fondin e sigurisë digjitale dhe në mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme, përmes përmirësimit të infrastrukturës kombëtare.

Rreth 3 miliardë lekë shkojnë për miratimin e një skeme të re të Garancisë Sovrane për sëktorin e Bujqësisë. Kjo ka si qëllim rritjen e aksesit në financë nga ndërmmarjet e vogla e të mesme. Po kështu, këto para parashikojnë edhe krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese të konkueshmërisë për këto ndërmarrje në sektorin e bujqësisë.

Së fundmi, parashikohet që të bëhet e rishpërndarja e fondeve të brendshme, në kuadër të përmirësimeve në teknologjinë e informacionit në administratën publike.

Në njoftimin e ministrisë, sqarohet se deficiti buxhetor mbetet i pandryshueshëm, në nivelin rreth 68.1 miliardë lekë dhe si rrjedhim edhe borxhi publik nuk ndryshon.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kumbaro: Edukimi passhkollor, zhvillim i kompetencave digjitale dhe mendimit kritik

Ministria e Arsimit dhe British Council organizuan konferencën “Edukimi...

Lista Serbe thirrje komunitetit: Aplikoni për dokumente të Kosovës

 Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas...

Berisha: Sytë e partnerëve tanë në Evropë janë drejtuar nga opozita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Bruksel,...

Rikuperohen rreth 35 000 euro nga një rast mashtrimi kompjuterik

Policia njoftoi sot se në vijim të hetimeve mbi...