21.5 C
Tirana

“Rishikim vlerësimit të testit nëse…”, maturantët i përgjigjen ministres Kushi: Na mashtruat, nuk kemi besim!

Më datë:

Pasi ministrja e Arsimit, Ervis Kushi hapi një dritë jeshile për maturantët, të cilët protestojnë për testin e Matematikës se do gjejë një zgjidhje për nxënësit, vjen një reagim nga këta të fundit.

Nga protesta e cila është transferuar para Qendrës së Shërbimeve Arsimore, maturantët theksuan se nuk kanë besim tek Ministria e Arsimit dhe deklarata e Kushit, nëse nuk shohin fakte.

“Na mashtruan, nuk kemi besim.

Na thanë se nuk do të ketë pyetje nga programi që kemi bërë online.

Janë mashtruesa.

Pyetjet ishin më të vështira në këto vite.”, tha një prej protestuesve.

REAGIMI I MINISTRES
“Të dashur maturantë,
Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.
Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.
Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...