Rikuperohen rreth 35 000 euro nga një rast mashtrimi kompjuterik

Më datë:

Policia njoftoi sot se në vijim të hetimeve mbi një rast të mashtrimit kompjuterik, të lidhur me ndërhyrjen e paautorizuar në një llogari biznesi në rrjete sociale dhe realizimin e pagesave të paautorizuara nëpërmjet platformave të reklamimit online, kanë rikuperuar rreth 35 mijë euro.

Policia njoftoi se “si rezultat i komunikimeve dhe bashkëpunimit institucional të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, me institucione bankare dhe me platformën ndërkombëtare të shërbimeve dixhitale, është bërë i mundur rikthimi i shumës rreth 35 000 euro, e cila ishte përdorur në mënyrë të paautorizuar për fushata reklamimi online”.

Sipas policisë, ky rast evidenton rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për trajtimin e rasteve të cenimit të sigurisë kibernetike, si dhe rolin e mekanizmave të raportimit dhe verifikimit të transaksioneve të dyshuara.

Policia e Shtetit apelon që çdo qytetar apo subjekt, që dyshon se është viktimë e një ndërhyrjeje të paautorizuar në llogaritë e tij online, mashtrimi në internet apo përdorimi të paautorizuar të kartave dhe platformave dixhitale, të kontaktojë menjëherë Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike pranë Policisë së Shtetit, për të mundësuar verifikimin dhe trajtimin sa më të shpejtë të rastit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hungaria bllokon kredinë për Ukrainën, Orban: Pa naftë, nuk ka para

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka paralajmëruar se vendi...